Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Nga shpërthimi janë shkaktuara dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona te cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
Policia ka nisur hetimet, teksa Fran Gjoni ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person.
Sipas burimeve dy autorët kanë qenë të pamaskuar dhe po punohet për identifikimin e tyre.
Noteri është vëllai i ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni, kandidat i primareve në PD.
Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.
Lini një Përgjigje