32-vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë.
Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja tronditëse nga përshkrimet e dëshmitarëve okularë në atentatin mafioz në Athinë ku u ekzektua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari Roan Brahimi.
Në sheshin Agios Lazaros dhe fëmijët e mitur vraponin nga frika nga të shtënat me armë, shkruan Protothema.
Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore përshkruhen nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit.
Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku duke bërtitur “e hëngrëm”.
“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten 'a filluan fishekzjarret tani?'
Unë dal në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet 'po e hanë, po e hanë', diçka e tillë.
Nuk e vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, dhjetë metra më tutje ndodheshin dy fëmijë të mitur të cilët i larguan. Nuk e di nëse ishin fëmijët e viktimës. Mirëpo, e mora vesh që ishte në shesh”, shpjegon biznesmeni, ndërsa përmend se kur xhelatët po vrisnin 32-vjeçarin, në shesh kishte dhjetëra fëmijë.', tha ai.
Si ndodhi atentati:
32-vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë.
Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (ora lokale greke) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojërave.
Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Mediat greke shkruajnë se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës. Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.
Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.
Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.
Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar foton e Roan Brahimit të vrarë në atentatin e mbrëmjes së 9 majit në Athinë. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar dy të shtëna dhe kishte parë djalin e vogël të mbuluar me gjak. Autorët që qëlluan 32-vjeçarin brenda në makinë ishin afruar me motor.
Kush është Roan Brahimi
Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.
Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati./ Pamfleti
Lini një Përgjigje