
Mediat greke kanë publikuar foton e Roan Brahimit të vrarë në atentatin e mbrëmjes së 9 majit në Athinë.
Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar dy të shtëna dhe kishte parë djalin e vogël të mbuluar me gjak shkruan protothema.
Autorët që qëlluan 32 vjeçarin brenda në makinë ishin afruar me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtejes në Athinë ku mbeti i vdekur 32-vjeçari Roan Brahimi, ndërsa u plagos gruaja e tij 37-vjeçare Katerina Beqo.
Si pasojë, mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa gruaja e lënduar lehtë. Deri më tani nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë të mëparshëm. Ai jetonte bashkë me partneren 37-vjeçare pranë vendit ku u vra dhe ndodheshin aty për të marrë fëmijën që po luante.
“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tij. I dëgjuam të shtënat dhe vrapova të shikoja nëse po ndodhte gjë apo po luanin. Një fëmijë i vogël po qante dhe po thoshte ‘babi im, babi im’”, tregoi një dëshmitare.
“I dëgjuam të shtënat, kujtuan se ishin kapsolla. Kuptuam se kishte ndodhur diçka, vrapuam dhe pamë makinën e parkuar në qoshe, ndërsa gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Ata erdhën të merrnin fëmijën që po luante aty”, tregoi një dëshmitar tjetër, sipas të cilit, çifti ishte vetëm në makinë.
Lini një Përgjigje