TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 22:20

Zbulohen detajet nga atentati në Greqi, viktima dyshohet Roan Brahimi; i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinajt

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen detajet nga atentati në Greqi, viktima dyshohet Roan Brahimi; i
Vajza që e shoqëronte në makinë

Zbardhet identiteti i shqiptarit që dyshohet se u vra sot në Greqi.

Pak më parë u bë me dije nga mediat greke se dy persona me motor qëlluan ndaj një çifti shqiptarësh dhe për pasojë vdiq i ru, teksa gruaja që e shoqëronte mbeti e plagosur.

Sipas mediave helene, viktima është 32-vjeçari Roan Brahimi, një person me precedent penal dhe i njohur në vendin tonë. Ai ka qenë shpesh herë i kërkuar nga policia për ngjarje të ndodhura në Lezhë dhe Laç.

Brahimi dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Brahimi konsiderohet mik i ngushtë i Ramazan Rrajës. Ky person dyshohet edhe si dora e krimit që plagosi rëndë mikun e Vis Martinajt, Ylli Brahjan (Brahimi) dhe mikun e tij të vrarë, Klisman Preçi.

Zbulohen detajet nga atentati në Greqi, viktima dyshohet Roan Brahimi; i

Në vitin 2021 Roan Brahimi u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin e lokalit.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021, të armatosur kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Sa i takon atentatit sot, ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 21:30 në sheshin “Agios Lazaros”. Sipas informacioneve paraprake, autorët ishin dy dhe po udhëtonin me një motor.

Njëri nga personat nxori armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tyre, duke e lënë të riun të vdekur. Ata kanë qenë në makinë, teksa sipas mediave greke kishin qëndruar për të marrë fëmijët. Policia është në kërkim të autorëve.

 

Lini një Përgjigje