TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 21:37

Atentat mafioz në Greqi/ Breshëri plumbash ndaj çiftit të shqiptarëve, vdes në vend 32-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Atentat mafioz në Greqi/ Breshëri plumbash ndaj çiftit të

Autorët lëviznin me motor, qëlluan tre herë në drejtim të viktimës...

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku për pasojë ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur, të dy me origjinë shqiptare.

Atentati mësohet se ka ndodhur në zonën e Bajronit, në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Sipas të dhënave të para, një burrë ka mbetur i vrarë. Në momentin që u qëllua, ai ishte në makinë me një grua me origjinë shqiptare. Sipas mediave greke, viktima është 32 vjeç, ndërsa gruaja 37-vjeç.

Atentat mafioz në Greqi/ Breshëri plumbash ndaj çiftit të

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 21:30 në sheshin “Agios Lazaros”. Autorët sipas informacioneve paraprake ishin dy dhe po udhëtonin me një motor.

Ata iu afruan mjetit dhe qëlluan burrin që po drejtonte makinën, e cila i përket gruas që ishte me të. Njëri nga personat në motor nxori armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tyre, duke e lënë të riun të vdekur. Ndërsa gruaja mësohet se është plagosur lehtë.

Atentat mafioz në Greqi/ Breshëri plumbash ndaj çiftit të

Sipas informacioneve, çifti ka qenë në zonë për të marrë fëmijën e tyre dhe gjithçka ka ndodhur para syve të tyre. Autorët, sipas burimeve policore, kanë qenë në vëzhgim të viktimës dhe në pritje të momentit kur ai do të ndalojë makinën e tij.

Nga të dhënat e para të mbledhura nga policia mësohet se si burri dhe gruaja janë nga Shqipëria ndërsa mbetet ende e paqartë arsyeja e sulmit.

Ndërkohë që policia greke dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe arsyet e këtij sulmi.

32-vjeçari greqi

Lini një Përgjigje