Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi.
Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij Blerta Ruçi.
Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi ka folur me Dumanin në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij duke i dhënë 120 mijë euro. Bengasi i kërkonte Dumanit që të ushtron edhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Avokati u arrestua në Rinas më 6 shtator 2023, teksa ishte duke u kthyer nga Dubai.
Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë, megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.
Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro.
Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani dëshmoi për grupin hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Por të gjitha këto pretendime te Dumanit janë kundërshtuar nga Bengasi nepermjet avokatit.
Lini një Përgjigje