TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 20:09

Shkatërrohet grupi i kokainës në Itali, arrestohen 8 persona; mes tyre një çift shqiptarësh

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet grupi i kokainës në Itali, arrestohen 8 persona; mes

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, një shqiptar përfundoi në burg, ndërsa bashkëshortja e tij u dënua me arrest shtëpiak.

Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, banues në Champdepraz. Në arrest shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre, Gentian Troplini banues në Montjovet, si dhe Mattia Alliod, 36 vjeç, nga Saint-Vincent.

Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi detyrim paraqitje.

Hetimet nisën rreth një vit më parë dhe silleshin rreth figurës së Alliod. Sipas hetuesve, ai drejtonte një treg të lulëzuar të tregtimit të kokainës, më pas biznesi filloi të binte kur Armand Losi u zhvendos në zonë.

Menjëherë lindi një bashkëpunim, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.

itali kokaine

Lini një Përgjigje