
Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mbrëmjen e kësaj të enjte, ku pas një atentati mafioz u ekzekutua një 32-vjeçar me origjinë shqiptare dhe u plagos gruaja e tij 37-vjeçare.
Dy persona të maskuar të cilët udhëtonin me një motor, kanë ndjekur viktimën dhe në momentin që i ka ndaluara makinën, njëri prej autorëve tyre ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar 32-vjeçarin me tre plumba
Ndërkohë që një nga dëshmitarët okular, ka rrëfyer se në momentin që ndohën të shtënat, menduan se ishin fishekzjarrë. Më pas ai shton se kur dolën në rrugë panë gruan e 32-vjeçarit që kërkonte ndihmë.
“Dëgjuam të shtënat, menduam se ishin ato për Pashkë, dinamit. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste "ndihmë, ndihmë". Erdhën për të marrë fëmijën që luante”, përshkruan një dëshmitar okular, i cili shprehet se ka qenë viktima dhe gruaja që ndodheshin vetëm në makinë.
Lini një Përgjigje