Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Roan Brahimit mbrëmjen e sotme në Athinë.
Mediat raportojnë se ai është ekzekutuar nga një motor në lëvizje brenda makinës së tij, ku ishte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.
Si pasojë e sulmit me armë ka mbetur i vrarë Roan Brahimi 32-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo, 37-vjeç.
Sipas mediave greke, një motor me dy persona është afruar me shpejtësi, dhe njëri nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit ku ndodhej Brahimi.
32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe vrasja e tij sot dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen, pasi emrat e tij janë përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasja e Briland Martinajt dhe atentati ndaj Ylli Braimajt.
Lini një Përgjigje