TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2024, 08:22

Kush është Roan Brahimi që u ekzekutua në Athinë? Në 2020 i qëlluan me armë lokalin e të atit në Lezhë, dy kushërinj ju vranë në atentat

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Roan Brahimi që u ekzekutua në Athinë?

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 32-vjeçarit Roan Brahimi në Athinë mbrëmjen e së enjtes (9 maj), i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt.

Ndërsa u plagos lehtë bashkëshortja e tij, 37 vjeçe.

Roan Brahimi, (Sidorel Prendi) i cili u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Athinë, është nga fshati Pllanë i Lezhës.

Në dhjetor të vitit 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, babait të viktimës u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014, Roan Brahimit ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.

Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

 

 

atentati greqi roan brahimi

Lini një Përgjigje