
Është publikuar fotoja e Roan Brahimit, 32-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në një atentat në Athinë të Greqisë.
Gjithashtu mbeti e plagosur gruaja e tij Katerina Beqo, 37 vjeçe.
Referuar mediave greke çifti u qëllua nga dy persona të maskuar të cilët lëviznin me motoçikletë.
Viktima, Roan Brahimi, nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. 32-vjeçari ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës, por jo vetëm.
3 vite më parë, ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.
32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe vrasja e tij mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen, pasi emrat e tij janë përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasja e Brilant Martinajt dhe atentati ndaj Ylli Braimajt, ndërsa i vrarë mbeti miku i tij 28-vjeçari Klevis Prençi.

Lini një Përgjigje