TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 15:52

Dyshohet se u mbyt, gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari në plazhin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se u mbyt, gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Mësohet se një trup i pajetë i një burri, rreth 50 vjeç, është gjetur në det në zonën e Sektorit Rinia në Durrës.  

Sipas policisë, dyshohet se ai është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave.

50-vjeçari ende nuk është arritur të identifikohet nga policia.

“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje