TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 15:35

Gruaja në Vlorë humbi foshnjën, Policia nis hetimet: Dyshohet që gjinekologia neglizhoi rastin

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja në Vlorë humbi foshnjën, Policia nis hetimet: Dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Vlorë pas një kallëzimi penal të bërë ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Gjinekologia Marjeta Boraj, 66 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet për neglizhencë për trajtimin mjekësor.

Dyshohet se pacientja e saj ka humbur foshnjën ende të palindur, shkak i neglizhencës së gjinekologes. Denoncimi në Polici është bërë nga babai, ndërsa ngjarja është shënuar një ditë më parë (28 qershor).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe: nisën procedimin penal për shtetasen M. B., 66 vjeçe, me detyrë mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi L. H., me pretendimin se si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën ende të palindur”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje