TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 14:07

Aksion në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kalon në izolim pasi i gjendet një celular

Shkruar nga Pamfleti

Aksion në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kalon në izolim pasi i

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion në burgun e Drenovës.

Mësohet se objektiv ka qenë qelia e Laert Haxhiut. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një aparat celular, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për të komunikuar në mënyrë të paligjshme me elementë të tjerë jashtë burgut.

Laert Haxhiu ka kaluar tashmë në izolim të plotë në burg. Nga sekuestrimi i telefonit pritet të kqyret nëse ka patur kontakte përmes tij ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar se si është futur pajisja e ndaluar në organet e vuajtjes së dënimit dhe nëse ka patur bashkëpunim me përgjegjës të sigurisë në burg. 

Kujtojmë se i shumëkërkuari, Laert Haxhi është dënuar nga GJKKO me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë 2 persona. GJKKO, pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi të dënojë Haxhiun me burg përjetë.

31-vjeçari dyshohet se është atentatori kryesor kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

Emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

 

Lini një Përgjigje