
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 41-vjeçarin Ekrem Skureni, drejtuesin e automjetit që aksidentoi tre të mitur disa ditë më parë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ngjarja ndodhi më 25 qershor, kur tre fëmijë të moshave 9 dhe 11 vjeç, duke lëvizur me monopatina elektrikë, kaluan rrugën me semafor të kuq. Në atë moment, mjeti tip “Renault”, i drejtuar nga Skureni dhe në shërbim të një kompanie private, i përplasi me shpejtësi të lartë.
Të miturit mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital. 9 dhe 11 vjeçari që ishin në pavion kanë lënë ambjentet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa i mituri tjetër, 11 vjeç, vijon në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion.
Ekspertiza rrugore konfirmoi se frenimi ndodhi vonë dhe nuk shmangu dot përplasjen fatale.
Ekerem Skureni u arrestua pas ngjarjes dhe në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata vendosi ta lërë në arrest në shtëpi, për shkeljeve të rënda në qarkullimin rrugor.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur debate mbi sigurinë rrugore, përdorimin e monopatinave nga të miturit, si dhe mungesën e përdorimit të kaskave mbrojtëse.
Lini një Përgjigje