TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 10:22

Grabitën katër motomjete elektrike në një biznes në Lushnjë, arrestohet një person; shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën katër motomjete elektrike në një biznes në

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Lushnjë.

Sipas policisë, i arrestuari është identifikuar si Ergest Prençe.

Arrestimi i 38-vjeçarit u bë pas kallëzimit nga shtetasi I. S., pronar i biznesit.

"Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre. Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje