TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2025, 22:21

Nuk ndalen aksidentet në vend/ Makina merr para pemët në Tiranë dhe largohet... i ngel vetëm targa

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalen aksidentet në vend/ Makina merr para pemët në
Pamje nga aksidenti

Nuk ndalen aksidentet automobilistike në vend. Mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Trenit në Tiranë.

Një automjet me targa të huaja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duke marrë përpara edhe një pemë.

Pas aksidentit që dyshohet se është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka identifikuar pasi i ka rënë targa.

Fatmirësish nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë fare pranë vijave të bardha e po ashtu me lëvizje të lartë automjetesh.

Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Laprakës, kuu përfshirë 6 automjete dhe u plagosën 3 persona.

 Gjithashtu, një aksident i rëndë ndodhi në Tushemisht, Pogradec, ku mbetën të plagosur 4 persona. Konkretisht janë plagosur dy shoferët e mjeteve si dhe 2 pasagjerët.

 

 

Lini një Përgjigje