
Një tjetër aksident me monopatinë ka ndodhur në Tiranë.
Sipas policisë, një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë. Mësohet se i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
"U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Lini një Përgjigje