
Një 62-vjeçar nga Erseka ka humbur sot kontaktet me familjarët e tij. Sipas raportimeve në media, 62 vjeçari kishte njoftuar familjarët se do të kthehej në Shqipëri nga Greqia duke kaluar në malin e Gramozit.
Në kontaktin e tyre të fundit ai ju kishte rrëfyer se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet malit të Gramozit por pas asaj telefonate 60 vjeçari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.
Familjarët janë të frikësuar nga fakti që në këtë udhëtim 60 vjeçarin nuk e ndihmonin kushtet atmosferike për shkak të rreshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit.
Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij duke kontaktuar edhe me shtetin grek nëse ekziston mundësia e kthimit mbrapsht në të kundërt kërkimet do të nisin edhe në malin e Gramozit. Aktualisht po kryhen kërkime nga te dyja anët e kufirit. 60 vjeçari kishte shkuar për punë sezonale në Greqi.
Lini një Përgjigje