TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 14:12

23-vjeçari anglez kërcënoi dhe dhunoi të dashurën për 2 vite: Nëse më braktis, miqtë e mi shqiptarë do të të vrasin ty dhe familjen

Shkruar nga Pamfleti

23-vjeçari anglez kërcënoi dhe dhunoi të dashurën

Një 23 vjeçar në Britaninë e Madhe Ryan Haigh, është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet për kërcënimin e ish të dashurës së tij.

Fillimisht ai u bë i ashpër ndaj saj për shkaqe xhelozie duke e dhunuar shpesh fizikisht dhe duke e kërcënonte se do të vriste veten nëse do t’i jepte fund marrëdhënies.

Madje ai shkoi me tej me kërcënimet, ku prej 2 vitesh i thoshte se nëse do ta linte, atëherë do u thoshte miqve të tij shqiptarë që ta vrisnin atë dhe familjarët e saj, përfshirë mbesën 4 vjeçare.

"Unë besoj se ai do të më vrasë kur të dalë jashtë. Jam shumë i frikësuar dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë”, u shpreh ajo pas arrestimit të 23-vjeçarit.

23-vjeçari u dënua me 4 vite burgim. Atij i është vendosur edhe masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.

Lini një Përgjigje