TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 12:10

6 vite më parë tentoi të grabiste një grua; kush është Marash Gjoklaj, ‘ngacmuesi serial’ i vajzave që u arrestua sot

Shkruar nga Pamfleti
6 vite më parë tentoi të grabiste një grua; kush
Marash Gjoklaj

27-vjeçari Marash Gjoklaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai sot është arrestuar për ngacmim seksual të një vajze në Tiranë, ndërkohë që më parë është dënuar me 4 vite burg për përdhunim, por ka arritur të fitojë lirinë me kusht. Këtë të fundit, duket se i riu e përfitoi për të kryer sërish vepra penale.

Përpos ngacmimit të 19-vjeçares mbrëmë në ambientet e punës së saj, blutë njoftojnë se ai ka kanosur me mjet prerës dhe një vajzë tjetër po ditën e djeshme te “Rruga e Dibrës”.

6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativë që dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42 vjeçares dhe dy shokë të tij.

Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.

 

 

marash gjoklaj

Lini një Përgjigje