TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 09:35

Aksident i rëndë në Fier, katër të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fier, katër të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryqëzimin e Cakranit të Fierit.

Rapotohet se si pasojë e aksidentit katër persona mbetën të plagosur. 

Dyshohet se shoferi me inicialet E.K. humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe doli nga rruga.

Shoferi dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të janë plagosur dhe ndodhen në spitalin rajonal të Fierit.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.

aksient në fier katër të plagosur

Lini një Përgjigje