TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 08:52

Ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren brenda urgjencës së klinikës, kirurgu shqiptar dënohet me burg në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren brenda urgjencës së

Një kirurg shqiptar në Monza është dënuar me 20 muaj burg për ngacmim seksual ndaj një 20 vjeçareje e cila kishte shoqëruar në klinikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019 në klinikën Zucchi.

Sipas 20 vjeçares, teksa ajo priste lajmet për të dashurin e saj i cili kishte dhimbje të shumta fyti, kirurgu shqiptar 40 vjeçar kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht duke e prekur.

Nga ana tjetër kirurgu shqiptar ka deklaruar se kishte tentuar ta nxirrte jashtë të renë pasi kjo e fundit po konsumonte duhan në spital, gjë që nuk lejohet.

 

kirurgu shqiptar itali

Lini një Përgjigje