TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 10:25

Tentoi të trafikonte drogë në Mal të Zi, arrestohet në Ulqin 37-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të trafikonte drogë në Mal të Zi, arrestohet në

Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 37-vjeçar nga Shqipëria, i cili është kapur me lëndë narkotike.

Shtetasi me iniciale Y. D., ka trafikuar nga Shqipëri në Mal të Zi një pako me marijuanë, me peshë 1 kg.

Sipas autoriteteve 37-vjeçari ishte futur ilegalisht në territorin e Malit të Zi, të premten në mëngjes.

“Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Bojana (Buna), duke përdorur një mjet metalik. Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me urdhër të të cilit Y.D i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, përfundon komunikata.

mal të zi lëndë narkotike arrestohet shqiptari

Lini një Përgjigje