TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 13:45

Policia holandeze kap të shumëkërkuarin shqiptar, i dënuar me 30 vite burg për trafik heroine

Shkruar nga Pamfleti

Policia holandeze kap të shumëkërkuarin shqiptar, i dënuar

Policia holandeze ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar të dënuar në Itali me 30 vite burg për trafik droge.

Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti.

Prej vitesh ai fshihej në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali.

Lini një Përgjigje