TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 23:00

Dinamika e plagosjes së berberit në Lezhë: 3 persona zbritën nga Audi dhe qëlluan; pati kundërpërgjigje nga 'shënjestra'

Shkruar nga Pamfleti

Dinamika e plagosjes së berberit në Lezhë: 3 persona zbritën

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka qenë objektivi i atentatit, por është goditur aksidentalisht nga plumbat teksa ndodhej brenda ambientit të punës së tij, ku ndodheshin edhe persona të tjerë.

Burime policore bëjnë me dije se autorët kanë mbërritur me një automjet tip Audi A3 përballë berberhanes. Tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes, ku dyshohet se ndodhej objekti i vërtetë i atentatit.

Pas sulmit, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë zjarri, ndërsa personi që ishte shënjestër e atentatit ka arritur të largohet.

I plagosuri, Sokol Daci, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai ka marrë tre plagë, në shpatull, bark dhe këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të plotë të ngjarjes.

lezhë atentati

Lini një Përgjigje