TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 22:14

Atentati në Lezhë, reagon Policia: I plagosuri pronar i biznesit, autori ende i pa identifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Lezhë, reagon Policia: I plagosuri pronar i biznesit,

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se personi i plagosur është Sokol Daci, pronar i berberhanes, i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në biznesin e tij.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në qendër të fshatit Rrilë, ndërsa i riu është transportuar në spital dhe po merr ndihmë nga mjekët.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhet krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

“Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje