TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 21:14

Atentat në Lezhë, breshëri plumbash brenda berberhanes; plagoset 30-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Atentat në Lezhë, breshëri plumbash brenda berberhanes; plagoset

Drejt ambientit të biznesit është qëlluar me breshëri plumbash...

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari Sokol Daci është personi që ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 30-vjeçari ka marrë 5 plumba në trup, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Sitalin e Lezhës është transportuar për në Spitalin e Traumës për trjatim më të specializuar. 

Ngjarja ka ndodhur përballë një berberhane, e cila rezulton në pronësi të 30-vjeçarit të plagosur. Sipas dyshimeve, drejt ambientit të biznesit është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë më shumë se një person, pasi sipas informacioneve mësohet se njëri prej tyre ka zbritur nga një automjet dhe më pas ka nisur të qëllojë me armë zjarri. Pasi ka zbarzur armën ata janë larguar me automjet me shpejtësi.

Shenjat e dhunës janë të dukshme edhe në fasadën e berberhanes, ku dallohen qartë gjurmë të mbi 20 plumbave.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet identiteti i autorëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Mësohet se uniformat blu kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendngjarje, si dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset përreth për të ndihmuar në identifikimin e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në zonat kyqe të qytetit me qëllim kapjen e autorëve. 

lezhë plagosje armë

Lini një Përgjigje