
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person i cili lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Demokracia” ndërsa i plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje