TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 21:08

Kthyen parkingun në ‘dyqan’ kokaine, kapen 'mat' dy shqiptarët në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Kthyen parkingun në ‘dyqan’ kokaine, kapen 'mat' dy
Foto ilustruese

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 23 dhe 34 vjeç, janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në një treg të vogël droge.

Operacioni u zhvillua pas raportimeve anonime të mbërritura në Policinë e Teramos për lëvizje të dyshimta në këtë zonë. Oficerët e Skuadrës Fluturuese i mbajtën nën vëzhgim të rinjtë dhe i kapën në flagrancë teksa po kryenin një shkëmbim droge për para.

Sipas autoriteteve italiane, dy shqiptarët po i shisnin një personi pesë doza kokaine. Kontrolli i menjëhershëm në automjet zbuloi edhe pesë doza të tjera narkotike, ndërsa në banesën e tyre u gjetën materiale për paketimin e drogës.

Policia sekuestroi gjithashtu 1,450 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë vendosur në arrest shtëpiak në pritje të seancës së verifikimit të masës së sigurisë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një procedure të përshpejtuar gjyqësore nëse pranojnë fajësinë.

kokaine shqiptare arrestim

Lini një Përgjigje