TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 19:33

E rëndë në Durrës, çifti nxirret nga makina dhe dhunohet! Gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika!

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Durrës, çifti nxirret nga makina dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës, në lagjen nr.14 në Nishtulla, ku një çift është dhunuar me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona.

Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj një 44-vjeçari ndërsa u shpallën në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Pak orë pas ngjarjes, gruaja e dhunuar ka folur sot për News24 ku shprehu frikë për situatën e krijuar, çka ka bërë që të gjithë si familje të ngujohen në shtëpi.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, ka thënë  V. Meçani.

Sipas shtetases V.Meçani, i pari që është goditur nga një grup prej disa personash është  55–vjeçari Fatmir Meçani,

“Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin”, tregon gruaja.

Pas sulmit ndaj makinës së tyre, 4 personat janë drejtuar për në policinë e Durrëësit, ku kanë bërë denoncimin përkatës.

Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se: “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës”.

Sipas kësaj familjeje, kjo nuk është hera e parë që ata i dhunojnë, ashtu siç kanë dhunuar edhe familje dhe persona të tjerë po në atë zonë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa paraprakisht bëhet me dije për një konflikt të çastit dhe me motive të dobëta.

dhunohet cifti durres

Lini një Përgjigje