TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 17:03

U plagos pas sherrit për një femër në Shijak, ndërron jetë në spital 45-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
U plagos pas sherrit për një femër në Shijak, ndërron
Foto ilustruese

Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku ka ndërruar jetë në spital. Çumani u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë mbrëmjen e 27 janarit.

Dy kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i plagosjes është bërë një vajzë. Çumani i ka dërguar disa mesazhe vajzës, e cila ishte në një marrëdhënie me Indrit Ferrën.

Një ditë para ngjarjes, vajza ishte takuar me Indritin dhe kishin shkuar edhe në një lokal. Gjatë kësaj kohe, asaj i kishin shkuar sërish mesazhi nga Çumani dhe u pikas nga Ferra.

Pasi ka përcjellë për në banesë vajzën, Indriti kishte marrë djalin e xhaxhait, Dorianin dhe së bashku kishin vajtur tek Çumani.

Ai ka dalë pasi është thirrur nga dy kushërinjtë. Fillimisht, ata e kanë rrahur dhe pastaj është qëlluar me pistoletë në brinjë. Plumbi e ka përshkuar tejpërtej duke e plagosur rëndë.

“Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.”-thuhej në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje