TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 16:26

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e  Dhimitër Meçit, FBI-ja greke mësyn në burgun e Koridhalos

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e  Dhimitër Meçit, FBI-ja
Burgjet greke

Një kontroll i papritur nga FBI-ja greke në burgun e Koridhalos u zhvillua në orët e para të së shtunës.

Bastisjet u kryen në 10 qeli, 3 dhoma të Deposë Qendrore të Materialeve të Burgjeve, si dhe pati kontrolle ndaj 31 të burgosur.

Në operacion morën pjesë oficerë policie nga Nëndrejtoria Kundër Narkotikëve dhe Nëndrejtoria e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Nëndrejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të Policisë Helenike, si dhe Njësia Speciale Kundër Terrorizmit (EKAM) dhe një Qen Policie.

Në këtë kontekst, u ngritën padi penale kundër dy të burgosurve, të cilët u kapën me posedim të telefonave celularë.

Në total, gjatë hetimeve, u gjetën dhe u sekuestruan: -2- pako najloni me kanabis të përpunuar (çokollatë) me një peshë totale bruto prej -2.75- gramësh; -4- telefona celularë, kartë SIM, karikues i bardhë dhe kabllo karikimi.

Kontrolli vjen pas dy incidenteve të javëve të fundit me protagonistë shqiptarët. Në Koridhalos u vra Jani Aliaj, ndërkohë pak ditë më parë u qëllua me thikë Dhimitër Meçi, i cili po ashtu sapo ishte tranferuar nga Koridhalos në Malandrino.

burgu grek koridhalos

Lini një Përgjigje