TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 13:27

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona
Aksidenti në Palasë

Një aksident rrugor ka nodhur këtë të shtunë në zonën e Palasës ku një kamion ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se brenda automjetit kanë qenë 3 persona, ku dy kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje