TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 14:18

Humb jetën 58-vjeçari në Bulqizë, policia: Punonte roje private në minierë

Shkruar nga Pamfleti

Humb jetën 58-vjeçari në Bulqizë, policia: Punonte roje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, viktima është Bashkim Keta, 58-vjeç.

Dyshohet se 58-vjeçari punonte roje në një zonë minerare në Bulqizë dhe mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

"Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

Lini një Përgjigje