TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2026, 14:10

Të dënuar për plagosje të rëndë, arrestohen dy të shumëkërkuar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Të dënuar për plagosje të rëndë, arrestohen dy
Pamje nga arrestimi

Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar nga Policia e Tiranës. 

Bëhet me dije se dy të arrestuarit 31-vjeç dhe 19-vjeç shin dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje". 

"Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. F., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit  e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim", njofton policia. 

arrestim policia e tiranes

Lini një Përgjigje