TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 09:50

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë; skema si vinin nga Kosova dhe ruheshin në Selitë; 4 të arrestuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sipas policisë janë sekuestruar 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë; skema si
Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat i një hetimi dy-mujor, të zhvilluar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë vënë në pranga shtetasit: Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i sillnin në Tiranë, ku modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e magazinimit dhe në banesat e të arrestuarve, Policia sekuestroi:

8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë),
pjesë të ndryshme armësh,
1 armë gjahu,
krehra dhe municion luftarak,
3 radio të ngjashme me ato të Policisë,
1 jelek multifunksional,
9 aparate celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë; skema si
Armët e sekuestruara

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

goditet grupi kriminal i armëve në tiranë

Lini një Përgjigje