TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 08:42

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, bastiset burgu i Koridhalosit në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, bastiset
Jani Aliaj

Autoritet greke janë vënë në lëvizje pas vrasjeve të fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit.

Pak ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari përjetë Jani Aliaj, i akuzuar në Shqipëri dhe Greqi për krime të rënda, teksa vuante dënimin e dhënë nga drejtësia.

Më vonë u raportua edhe për tentativën e vrasjes së një tjetër shqiptari, që mbeti i plagosur.

Sot, “Protothema.gr” informon se një operacion në burgjet e Koridhalos u krye në mëngjes nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar.

“Konkretisht, oficerët e policisë nga Nën-Drejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Nën-Drejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të D.A.O.E., si dhe Njësia Speciale Shtypëse Antiterroriste (EKAM) dhe një Qen Policor, kryen kontrolle në 10 qeli, 3 dhoma të Deposë Qendrore të Burgjeve të Koridhalos, si dhe në 31 të burgosur”, informuan autoritetet.

Siç raportohet nga ELAS (Policia e Greqisë), u ngritën padi penale kundër dy të burgosurve të cilët u kapën me telefona celularë, por nuk u bënë me dije kombësitë e tyre.

Në total, gjatë hetimeve, u gjetën dhe sekuestruan 2 pako najloni me kanabis të përpunuar (çokollatë) me një peshë totale bruto prej 2.75 gramësh dhe 4 telefona celularë, kartë SIM, karikues të bardhë dhe kabllo karikimi.

 

jani aliaj

Lini një Përgjigje