Policia greke ka sekuestruar 75 kg kanabis, në afërsi të kufirt greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.
Në prangat e policisë greke ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.
Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 canta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Lini një Përgjigje