TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 21:36

U plagos me armë zjarri në Lezhë, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
U plagos me armë zjarri në Lezhë, zbulohet identiteti i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se personi i plagosur brenda një berberhane në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës, është i riu Sokol Daci. I plagosuri, rreth 30 vjeç është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se është qëlluar disa herë me armë drejt berberhanës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Sokol Daci ishte pronari i biznesit, berberhane.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorit/ve.

 

Lini një Përgjigje