
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles.
Mësohet se 30-vjeçari Sokol Daci i cili mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave që u qëlluan drjet berberhanse së tij, po transporthet drejt Spitalit të Traumës, për shkak se ka 5 plumba në trup.
Gjithashtu është hedhur pista se 30-vjeçari nuk ka qenë objektivi i atentatit, pasi në breberhane në ato momente ndodheshin 5 persona.
Autorët kanë qenë më shumë se një person, pasi sipas informacioneve mësohet se njëri prej tyre ka zbritur nga një automjet dhe më pas ka nisur të qëllojë me armë zjarri. Pasi ka zbarzur armën ata janë larguar me automjet me shpejtësi.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet identiteti i autorëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Lini një Përgjigje