
Zbardhen detaje nga plagosja e të riut Sokol Daci sot në Lezhë. Mësohet se 30-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash automatiku në biznesin e tij, berberhane, në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës.
Raportohet se autorët e ngjarjes kanë qenë 2 ose më shumë persona, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tyre. Ata zbritën nga automjeti dhe qëlluan 20 herë drejt biznesit të Dacit.
I plagosuri Sokol Daci ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit. Daci nuk rezulton person me precedentë penalë.
Lini një Përgjigje