
Lezha është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës. Si rezultat i të shtënave ka mbetur i plagosur, 30-vjeçari Sokol Daci.
Në pamjet e marra nga vendngjarja, shihet fasada e një biznesi e bërë shoshë nga plumbat, nga të cilët me sy të lirë numërohen së paku 20 të tillë.

Ndërkohë që mësohet se autorët kanë zbritur nga një automjet dhe kanë qëlluar në drejtim të biznesit të Sokol Dacit.
Megjithatë do të jetë grupi i hetuesve që do të dokumentojë numrin e sakët të plumbave drejtuar ndaj 30-vjeçarit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje