TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 22:07

Detaje nga atentati në Lezhë, dyshohet se 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga atentati në Lezhë, dyshohet se 30-vjeçari i plagosur

Zbardhen detaje nga plagosja e 30-vjeçarit Sokol Daci sot në Lezhë. Paraprakisht dyshohet se i riu nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda në berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja dhe punonte berber. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër, i cili ka qenë brenda biznesit të tij.

Dyshohet se autorët kanë qenë 5 persona të cilë qëlluan me breshëri plumbash automatiku dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ata kanë qëlluar me 20 plumba në drejtim të biznesit ndërsa 5 prej tyre e kanë prekur Sokol Dacin në trup.

30-vjeçari fillimisht u mjekua në Spitalin e Lezhës, ndërsa aktualisht po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lini një Përgjigje