TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2026, 22:51

Mbeti i plagosur gjatë atentatit në Lezhë, publikohet fotoja e 30-vjeçarit!

Shkruar nga Pamfleti
Mbeti i plagosur gjatë atentatit në Lezhë, publikohet fotoja e
Sokol Daci

Ky është Sokol Daci, 30 vjeç, pronar i një berberhaneje në zonën e Rrilës në Lezhë, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri.

Daci u qëllua me breshëri plumbash brenda biznesit të tij dhe u transportua fillimisht drejt spitalit të Lezhës, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë tri plagë në shpatull, bark dhe këmbë.

Ende nuk dihet nëse 30-vjeçari ka qenë shënjestra e drejtpërdrejtë e atentatit, pasi në momentin e ngjarjes brenda berberhanes ndodheshin edhe pesë persona të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe ka nisur krehjen e territorit për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

sokol daci plagosje lezhë

Lini një Përgjigje