TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 10:23

Detaje nga ekzekutimi i Klaudio Prendit, "Audi" me targa greke që përdorën autorët i vjedhur një vit më parë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ekzekutimi i Klaudio Prendit, "Audi" me targa greke që

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi në mesnatë i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit, Fran Prendi.

Audi A4 me targa greke që u përdor në vrasjen e Prendit dhe iu vu flaka është vjedhur rreth një vit me parë në Tiranë. 

Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit 2024 teksa po hynte në mjet pasi kishte dalë nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku' në Tiranë.

Makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe kanë hipur në makinën e Prendit e janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Lini një Përgjigje