
“Bëhu gati për goditje… Afrohu 45-sa!”.
Janë publikuar pamjet kur policia rrethon në hyrje të qytetit të Rrëshenit, Marian Gjokën.
Autoritetet kishin informacion se ai po transportonte mina me telekomandë, ndaj dhe u vunë në lëvizje për ta arrestuar. E kështu ndodhi.
Siç shihet në këto pamje, Gjoka, i cili minat i kishte në çantën e shpinës, po lëvizte i qetë kur dy makina civile i afrohen nga të dyja anët. 5 oficerë policie dalin menjëherë nga mjeti, duke mos i lënë asnjë shans për t’u arratisur.
Në njoftimin për mediat, policia e Mirditës tha se Gjoka kishte me vete 2 mina me telekomandë, të cilat i kishte sjellë nga Mali i Zi, ku ishte rezident.
Pas arrestimit, atij iu kontrollua edhe shtëpia në Qafë Unazë të Rubikut. Atje iu gjet një kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Dyshimet e policisë janë minat do të përdoreshin për të kryer krime kundër personit. Për këtë arsye, autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Lini një Përgjigje