TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 11:32

Avokati kallëzon penalisht klienten në Berat: Më shqetëson në telefon, nuk më lë rehat

Shkruar nga Pamfleti

Avokati kallëzon penalisht klienten në Berat: Më shqetëson

Një grua nga Dimali ka përfunduar në polici pas denoncimit të avokatit të saj.

48-vjeçarja me inicialet M.K është proceduar penalisht pasi, avokati i saj nga Tirana e ka denoncuar pasi e shqetësonte vazhdimisht në celular dhe nuk e linte të qetë.

Gruaja u denoncua nga 60-vjeçar me inicialet E.P.

“Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 48 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike keqdashëse, i ka prishur qetësinë përfaqësuesit të saj ligjor, shtetasit E. P., 60 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje