TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 10:54

“Shtëpia e barit” në zyrat Kadastrës, Policia jep detajet për magazinën me drogë në Tiranë; si ish-deputeti lajmëroi ministrin

Shkruar nga Pamfleti

“Shtëpia e barit” në zyrat Kadastrës, Policia jep

Një magazinë shtetërore në zonën e Selitës në Tiranë ishte kthyer në “shtëpi bari”.

Policia e Komisariatit nr 2 në kryeqytet dhe agjentët e Antidrogës kanë zbuluar në këto ambiente të kultivuara me llampa, rrënjë kanabis sativa në katin e dytë.

Magazina është shtetërore dhe kati i parë ishte në përdorim nga Kadastra (ASHK). 

Sipas informacioneve, ka qenë ish-deputeti Halit Valteri i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.

Kur ka parë katin e dytë mbushur me drogë ka lajmëruar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhën ndërsa ky i fundit më pas Hoxha ka lajmëruar kreun e Policisë së Shtetit Ilir Prodën.
Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim drogën.

'Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast.', njofton Policia.

 

Lini një Përgjigje