TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 10:27

'Shtëpia e barit' në Selitë, AMP nis hetimet për oficerët e Komisariatit nr. 2

Shkruar nga Pamfleti

'Shtëpia e barit' në Selitë, AMP nis hetimet për

Agjensia e mbikëqyrjes policore (AMP) ka nisur hetimet për oficerët e Komisariatit nr.2 që mbulon zonën, pasi nuk zbuluan më herët ambientin për kultivimin e drogës në Selitë.

Kati i dytë i një magazine në zonën e Selitës përdorej për rritjen e bimëve narkotike. Mësohet se dy persona janë vënë në pranga, ndërsa 6 të tjerë janë shoqëruar.

Një nga drejtuesit e ASHK, që ishte punësuar në këtë institucion, ka qenë i pranishëm në këto ambiente, për të inspektuar katin e parë, ndërsa është zbuluar lënda narkotike në katin e dytë dhe është njoftuar Policia e Shtetit.

“Kati i dytë i një magazine shtetërore është zbuluar në Tiranë, ishte përshtatur si laborator droge. Deri më tani, janë shoqëruar 6 persona, dy janë arrestuar. Kati i parë i kësaj ndërtese ishte në administrimin e ASHK, por nuk kishte lidhje me katin e dytë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim për agjentët e komisaratit nr.2, që mbulon zonën, nëse kanë pasur informacion se këtë magazinë kultivohej drogë dhe se nuk kanë vepruar më herët. Një nga drejtuesit e ASHK, që ishte punësuar në këtë institucion, ka qenë i pranishëm në këto ambiente, për të inspektuar katin e parë, është zbuluar edhe lënda narkotike dhe është njoftuar Policia e Shtetit. Personat e shoqëruar pritet të merren në pyetje”, raportoi gazetarja për “Abc News”.

Lini një Përgjigje